Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nga e pastrehë në milionere falë “babushave”

Filed under: Showbiz |

Një 26-vjeçare amerikane, e cila deri para pak kohësh ishte e pastrehë, jeton tashmë mes luksit falë burrave të pasur që i bëjnë dhurata të shtrenjta.

Jeanemarie Almulla ka marrë deri tani dhurata në vlerën e më shumë se 500 000 dollarëve, duke përfshirë diamantë, ora Rolex, çanta të shtrenjta, pushime edhe më të shtrenjta si edhe para’ në dorë nga ata që ajo i quan “babushat”.

Këta “babusha”, 26-vjeçarja i njeh “online” nëpërmjet faqeve me takime që nga viti 2014. Falë tyre, ajo jeton në një mansion spektakolar dhe bën çfarë i do qejfi.

“Nuk kisha çfarë humbisja, prandaj nisa të takoja meshkuj më të vjetër në internet. Zakonisht janë mbi 40 vjeç, të pasur dhe të martuar. I njoh mirë përpara se të kryej marrëdhënie me ta. Kurrë nuk ka ndodhur që të më bëjnë presion për të shkuar në shtrat”, thotë Almulla.