Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Neymar, kapet mat me modelen portugeze

Filed under: Showbiz |

Krahas milionave që merr nga PSG-ja, braziliani Neymar duket se po shijon edhe romancën me modelen dhe aktoren portugeze, Sara Sampaio.

Ylli brazilian fluturon shpesh për në Londër, atje ku jeton aktualisht bukuroshja portugeze, ndërsa nuk ngurron të ndajë edhe fotot nën shoqërinë e saj.

Që të dy e kanë mohuar gjithmonë lidhjen mes tyre, duke thënë se janë vetëm miq të mirë, por a mund t’i rezistojë Neymar tundimit për ‘të shënuar në portën’ e Sampaios…