Horoskopi 2018, parashikimi për Gaforren, Luanin dhe Virgjëreshën

Filed under: Showbiz |

Gaforrja

Dashuria

Le të jemi të drejtpërdrejtë pa bërë shumë lojëra fjalësh: gjatë këtij viti Saturni do t’ju vihet kundër, e kanë kaluar të gjithë tani është radha juaj. Por mos u trembni më shumë se ç’duhet. Pasi viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm sidomos për sa i përket çështjeve sentimentale, sepse, edhe pse nuk do të ndjeni fluturat në stomak, do t’ju jepet mundësia të jeni konkret dhe të finalizoni planet tuaja. Dhe kjo nuk është pak. Edhe Jupiteri, sëbashku me Saturnin, do t’ju ndihmojë të eliminoni gjërat e tepërta si raporte që nuk kanë më arsye për të ekzistuar apo histori të mbajtura zvarrë për shkak të përtacisë apo pavendosmërisë. Kështu që i thoni jo historive me ikje dhe kthime, por nëse keni raporte të cilat i vlerësoni, sqarojini menjëherë pasi do të jetë e kotë të prisni akoma. Viti 2018 është viti i vendimeve të rëndësishme, i cili do të mbajë në jetën tuaj vetëm njerëzit që kanë rëndësi për ju. Midis prillit dhe shtatorit mundohuni të mos jeni shumë idhnak me partnerin tuaj pasi mund të lodhet nga ju.

Shëndeti dhe bukuria

Jupiteri përgjatë gjithë vitit do të jetë mbrojtësi i shëndetit tuaj. Duke bërë që stresi dhe shqetësimet e përditshme të mos influencojnë në mirëqenien e shëndetit tuaj psikofizik. Por mos përfitoni pasi, veçanërisht midis muajit prill dhe gusht, mund të verifikohen disa forma inflamatore. Gjithmonë në këtë periudhë në hyrje të verës Marsi do të vendosë në provë të vështirë durimin tuaj, duke ju bërë të harxhoni energji për çështje të luhatshme, por të një rëndësie të vogël që mund t’ju destabilizojnë. Nëse vëreni që situata do të rëndohet, ndryshoni drejtim, pasi me vete keni Uranin, i cili këtë vit bën tifo për ju.

Puna

Pas një 2017-e të mbushur me shqetësime, në janar puna do të fillojë në mënyrën më të mirë, pasi Marsi në shenjën tuaj do t’ju furnizojë me energji. Më pas në maj do t’ju vihet kundër dhe energjitë do të zbehen. Do të jenë muaj shumë impenjativ, ndaj do të duhet të tregoni kujdesin maksimal veçanërisht për iniciativat tuaja profesionale. Mos u stepni nga vështirësitë, tregohuni të guximshëm pasi në fund rezultati është i garantuar. Bëni përpara edhe pse do t’ju duket se hapat që ndërmerrni nuk do t’ju çojnë asgjëkund. Qëndrueshmëria dhe maturia do të jenë pikat tuaja të forta. Në hyrje të pranverës dhe në verë do të rimerrni veten nga ana profesionale, kështu që përfitoni nga kjo periudhë pozitive për të ndryshuar atë që nuk ju pëlqen më.

Paratë

Në pranverë Mërkuri mund të largohet, kështu mos u nxitoni për të investuar në projekte që kishit prej kohësh në sirtar, duke menduar se mund të mos ia vlejë barra qiranë. Mundohuni të bëni paqe me vetveten, sepse çdo gjë ka kohën e saj. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë para pasi falë Jupiterit, që favorizon shenjën tuaj paratë nuk do t’ju mungojnë. Kujtohuni se fati është në anën tuaj, edhe pse Saturni ju këshillon të jeni të kujdesshëm përsa i përket investimeve të nxituara dhe shpenzimeve të tepërta. Më mirë të kurseni dhe të prisni kohë më të sigurta dhe fitimprurëse për të ndërmarrë nisma të reja.

Luani

Dashuria

Në dashuri ju të shenjës së Luanit që jeni kaq të zjarrtë dhe pasionantë nuk gjeni kurrë paqe. Dhe kështu këtë vit, të paktën deri në fund të verës do të hasni situata që do t’ju bënë të humbisni kontrollin, pasi do t’ju ngatërrojë në histori të pamundura që nuk kanë as fillim as fund. Por ju si shenjë pasionante që jeni do të tregoheni kokëfortë. Kur ta humbisni arsyen nuk do të jetë aspak e lehtë që t’ia dilni ta rimerrni veten në një kohë të shkurtër. Nuk ka problem, gëzojuni momenteve tuaja pasionante, pasi edhe pse do t’ju duhet pak kohë, do ta rimerrni veten e do të dilni i padëmtuar. Jupiteri nuk do t’ua bëjë të lehtë komunikimin e raportet me njerëzit që ju rrethojnë, kështu që do t’ju duhet të kultivoni më mirë lidhjet, ato të vërtetat, me njerëz të cilëve mund t’ju besoni dhe që mund të ndikojnë për mirë në gjendjen tuaj shpirtërore, sesa të humbisni kohë me njerëz të çuditshëm. Është dëshira juaj për t’u ndjerë gjithmonë të vlerësuar që ndonjëherë ju bën të bini pre e mashtrimit. Përpiquni të jeni më konkretë pasi mundësitë janë.

Shëndeti dhe bukuria

Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju bëjë që shqetësimet të shtohen dhe si pasojë për ju do të zvogëlohet koha, që ju mund t’i dedikoni çlodhjes dhe argëtimit. Është një situatë kalimtare, jo e përjetshme, kështu që shtrojuni punës dhe mundohuni ta kaloni pa shumë ankesa. Në fund të gushtit deri në nëntor, Urani do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë ndryshime e të reja që ju nuk do të doni t’i pranoni, çka do t’ju bëjë të ndiheni nervoz. Duhet të jeni i kujdesshëm edhe ndaj kalimit të Marsit që, nga korriku deri në gusht do t’ju bëjë gati të padurueshëm, pasi nuk do të jeni në gjendje të menaxhoni mirë situatën me njerëzit që do t’ju gjenden pranë. Shëndeti në tërësi do të jetë i mirë dhe energjia juaj fizike do të jetë në maksimum. E vetmja gjë që duhet të mbani nën kontroll është oreksi juaj.

Puna

Këtë vit nuk do të keni probleme në punë, do të jeni të sigurt, duke punuar me gjëra konkrete dhe nuk do të hasi ulje dhe ngritje, falë Uranit që nga maji në nëntor, do të kujdeset për situatën tuaj profesionale. Edhe Saturni në shenjë do t’ju jap një dorë, duke ju bërë të jeni i saktë, i kujdesshëm, racional dhe i vendosur ashtu siç nuk keni qenë më parë. Do të përmirësohen dukshëm dhe marrëdhëniet me kolegët. Ndaj mos kini dyshime për të vazhduar atë që jeni duke bërë. Nëse keni ndërmend të ndryshoni drejtim, duhet të mendoheni dy herë, edhe pse ndryshimet mund të shkojnë mirë, duhet të jeni të kujdesshëm ndaj kthesave drastike apo tepër të guximshme që mund të dështojnë. Sidoqoftë mund të bëni gjumin e qetë pasi Afërdita është në shenjën tuaj, pothuajse për gjatë gjithë vitit, por veçanërisht nga prilli në tetor, duke ju këshilluar për mirë, si dhe duke ju bërë më pak impulsiv dhe më të aftë në nuhatjen e asaj çka është më e mira për ju.

Paratë

2018 do të jetë shumë i mbarë përsa i përket portofolit tuaj. Plutoni do t’ju

ndihmojë të arrini objektivat tuaj dhe të çoni në shtëpi rezultatin. Të ëndërrosh të bën mirë, por mundohuni të jeni gjithmonë koherentë me mundësitë tuaja dhe tregohuni të kujdesshëm të mos shtrini këmbët më shumë se sa keni jorganin. Kini besim tek Saturni do t’ju ndihmojë të tregoheni të matur, si dhe të qëndroni me këmbë në tokë.

Virgjëresha

Dashuria

Jeta sentimentale për këtë vit premton për mirë pasi do të keni mbështetjen e planetëve si Saturni, Jupiteri dhe Marsi. Bashkë me entuziazmin për të qenë çift dhe për t’u argëtuar me partnerin do të keni edhe energjitë e duhura, e mbi të gjitha dëshirën për të qenë i dashuruar. Kështu që erosi në veçanti gjatë muajve të nxehta do t’ju shoqërojë. Do të arrini edhe të jeni shumë pasionantë, ndonjëherë duke e lënë veten të lirë, pa u menduar shumë, çka nuk është në natyrën tuaj. Do të ketë një klimë magjike dhe romantike që do t’ju bëjë të jetoni momente të paharrueshme. E vetmja pengesë do të jetë Urani që ndoshta do t’ju bëjë pak nervoz përsa i përket marrëdhënieve shumë të ngushta, por për fat është Jupiteri ai që do t’i qetësojë ujërat. Do të jetë dëshira juaj për të vendosur pikat mbi “I” në disa raporte dhe për të kurorëzuara disa të tjera, pra u thoni po zgjedhjeve të rëndësishme, si martesa apo ardhja në jetë e një fëmije.

Shëndeti dhe bukuria

Gjatë vitit 2018 do të ndiheni mirë me veten tuaj dhe do të keni më shumë besim në aftësitë tuaja. Qetësia e gjetur do t’i bëjë mjaft mirë shëndetit tuaj fizik dhe do t’ju jap energjinë e nevojshme për të përballuar edhe çështje të pazgjidhura dhe të lëna pas dore gjatë viteve të kaluara. Tani që jeni më të fortë dhe optimist, nuk ka më asgjë të cilës mund t’i frikësoheni. Është edhe Saturni që mbron shenjën tuaj. Janari dhe gushti do të jenë muajt më të mirë për t’ia dedikuar kujdesit për trupin tuaj. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje të ushqyerit dhe të keni një dietë më të balancuar.

Puna

Përsa i përket punës jeni gjithmonë preciz, të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Kjo sjellje është pjesë e karakterit tuaj kështu që nuk ka asgjë që mund ta ndryshojë. Mirëpo këtë vit Jupiteri dhe Saturni si aleatë në shenjën tuaj, do t’ju ndihmojnë të tregoheni më pak të përfshirë dhe të jeni më të qetë. Më pas nga maji deri në nëntor do të jetë edhe Urani në anën tuaj. Kështu që nuk do t’ju duhet të ankoheni pasi do të jeni të pamposhtur. Do të ndërhyjë edhe Neptuni, duke ju shtyrë drejt një ndryshimi në punë. Me të arritur në këtë pikë s’ju mbetet tjetër veçse të veproni. Projektet tuaja kanë mundësi të shkëlqyera për t’u konkretizuar dhe për të marrë sodisfaksione që nuk do të vonojnë. Qershori dhe nëntori janë periudhat më të favorshme për të vepruar. Përgatituni për një vit të pasur me suksese.

Paratë

Ju nuk i lini asgjë rastësisë, në asnjë fushë, përveçse në atë financiare. Doni gjithmonë të keni siguri në atë që bëni, madje keni humbur edhe raste shumë të mira prej frikës se mos dështoni. Mirëpo tani jo më, nuk e keni më këtë frikë, jeni më të guximshëm. Në vitin 2018 siguria ekonomike është e garantuar dhe sektori financiar është premtues, kështu që veproni. Nëse keni ndonjë ëndërr në sirtar, kjo është një periudhë e mirë për realizimin e tyre. Ndonjëherë realiteti ia kalon imagjinatës. Ditët më të mira për financat janë në mes të qershorit.