Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Zbulohet hëna e parë jashtë sistemit diellor ?!

Filed under: Fenomene Paranormale,Shkenca |


Astronomët kanë njoftuar zbulimin e mundshëm të hënës së parë jashtë sistemi tonë diellor. Kjo “ekzohene” nuk ngjason me ato që njohim në “lagjen tonë” kozmike: ajo ka përmasat e Neptunit dhe orbiton një planet sa Jupiteri, vetëm se me masë 10 herë më të madhe.Objekti është diktuar fillimisht, nga anija hapësinore Kepler e NASA-s e më pas, atë e ka pikasur edhe teleskopi Hubble.Astronomët David Kipping dhe Alex Teachey i publikuan rezultatet e zbulimit në revistën shkencore Science Advances. Ata e kanë theksuar megjithatë se nevojitet një vëzhgim i mëtejshëm për ta kuptuar më mirë sistemin e largët planetar.

Deri më sot, astronomët kanë zbuluar më shumë se 3500 ekzoplanete, apo botë që orbitojnë rreth yjeve të tjerë përveç diellit tonë. Paralelisht me ketë, kanë vazhduar gjuetinë për ekzohenat- apo trupa qiellore që orbitojnë këto planete të largëta, por deri tani gjetja e këtyre sateliteve natyrorë me teknikat ekzistuese aktuale, ishte shndërruar në një sfidë të vërtetë.Teoritë e tanishme të formimit planetar sugjerojnë se objekte të tilla zor se ndodh që të jenë krijuar në një vend me planetet e tyre sa Jupiteri, gjasat më të mëdha janë që ato të jenë tërhequr më vonë nga graviteti i tij.