Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Whatsapp njofton ndryshimin e madh. Lajm i tmerrshëm për përdoruesit

Filed under: Informatikë dhe Internet,Shkenca |

Whatsapp ka njoftuar në mënyrë të fshehtë një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të trishtojë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më Whatsapp-in, pasi kompania e zotëruar nga Facebook-u nuk do të punojë më për “smartphone”-t e vjetër.

Me fjalë të varfra, Whatsapp-i po braktis ata njerëz që nuk mund të blejnë dot një celular të ri. Nga muaji dhjetor, Nokia S40, Android 2.3.3 ose më të vjetër, Apple iOS 6 ose më të vjetër (iPhone 3GS, Windows Phone 8.0, Nokia Symbian S60, BlackBerry OS dhe BlackBerry 10) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Kompania rekomandon që të keni Android OS 4.0 ose më të ri, iOS 8 ose më të ri dhe Windows Phone 8.1 ose më të ri.

WhatsApp aktualisht ka më shumë se 1,5 miliardë përdorues aktivë.