Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Roboti i dërguar nga NASA zbriti me sukses në Mars

Filed under: Fenomene Paranormale,Shkenca |


Pasi udhëtoi për shtatë muaj në hapësirë, roboti i misionit “InSight” zbriti në Mars. Pak minuta më pas dërgoi sinjalin zyrtar, për të treguar që ishte shëndoshë e mirë, bashkë me një foto të sipërfaqes ku kishte zbritur.Për dy vitet e ardhshme, ky robot do të eksplorojë një pjesë të Marsit që njihet shumë pak, pasi është shumë e thellë. Por në këtë zonë, roboti do të gërmojë shumë thellë, që shtresat gjeologjike të tregojnë historinë e planetit.Anija me robotin InSight fluturoi për pothuajse 500 milionë kilometra, teksa ndiqej nga dy satelitë kuboidë, të cilët do të japin të dhëna për robotin.“Shkencëtarët e kanë studiuar Marsin nga orbita që në vitin 1965, kur mësuan për motin, atmosferën, gjeologjinë dhe kiminë. Tani mund të futemi në brendësi e ta kuptojmë më mirë fqinjin e tokës sonë”, tha Lori Glaze, Drejtoreshë e Divizionit të Shkencës Planetare në Drejtorinë e NASA-s për Misione Shkencore.