Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Pse ana tjetër e Hënës është aq e panjohur cfare i fsheh NASA njerzimit ?

Filed under: Fenomene Paranormale,Shkenca |

Shembulli më tipik i asaj se, ajo që nuk e shohim, na frikëson, e njëjta gjë mund të vlejë edhe për anën tjetër të Hënës, të cilën nuk kemi pasur rastin asnjëherë ta shohim. Sipas amatorëve dhe gazetarëve ajo pjesë e Hënës është vend ideal për alienët.
Shkencëtarët do të mësojnë më shumë për formimin e Hënës, dhe ndoshta për mënyrën se si Toka dhe madje edhe masat e tjera planetare u bashkuan miliarda vite më parë. Ky mision, Chang’e-4, ka potencial të tillë sepse synon të lëshojë një satelit për herë të parë ndonjëherë në anën tjetër të Hënës.
Ana e errët e Hënës Kur shikojmë Hënën, ne e shohim vetëm njërën gjysmë të saj, meqë ajo, duke u sjellë rreth Tokës, sillet edhe rreth vetes. Ana e Hënës të cilën nuk e shohim kurrë, shpesh quhet anë e errët e Hënës, gjë që është emërtim i gabuar, meqë edhe ajo anë merr po të njëjtën sasi të dritës së Diellit, si edhe ana që ne e shohim. Në vitin 1959 njerëzit patën rastin që, për herë të parë, ta shihnin, të paktën një pjesë, të kësaj ane të Hënës, pasi ania kozmike sovjetike “Luna 3” u lëshua në Hënë dhe bëri disa fotografi. Nga ajo që shihej, mund të konstatohej se ana tjetër e Hënës nuk dallonte thuajse aspak nga ana e Hënës të cilën e shohim ne. Në vitin 1968, astronautët amerikanë u bënë njerëzit e parë që e panë “anën e errët të Hënës” me sytë e tyre.

Misteri vazhdon
Edhe pse sot ana tjetër e Hënës nuk është aq e panjohur sikur dikur, misteri dhe thashethemet rreth saj ende vazhdojnë. Meqë nga “Apollo 17” në vitin 1972 njerëzit më nuk kanë shkuar në Hënë, teoritë e konspiracionit thonë se këtë nuk e kanë lejuar alienët.Ka kohë që thuhet se në “anën e errët të Hënës” mund të ekzistojë, të paktën një bazë e madhe e jashtëtokësorëve. Duke supozuar që alienët vijnë nga planetë të largët, atyre iu duhet një bazë afër Tokës, nga e cila bazë mund të vijnë në Tokë dhe të largohen nga ajo më shpejt dhe më lehtë. Ka shumë të ashtuquajtur ekspertë që e mbështesin këtë supozim, por më bindës është rasti i satelitit ushtarak amerikan, “Clementine”, i cili u dërgua në Hënë në vitin 1994. Ai satelit qëndroi në Hënë dy muaj, gjatë së cilës kohë bëri 1.8 milion fotografi. Nga të gjitha këto fotografi, publikisht u treguan vetëm 170,000 sish. Të tjerat u cilësuan si sekrete