Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Produktet e reja Apple, çfarë do të lançojë kompania në 12 shtator ?

Filed under: Informatikë dhe Internet,Shkenca |


Erdhi koha! Vera mbaroi dhe Apple po bëhet gati për eventin e përvitshëm të lançimit të produkteve të reja. Këtë vit do të mbahet në 12 shtator, në teatrin Steve Jobs në Cuperto, Kaliforni.Pas muajsh të tërë thashethemesh e spekulimesh, mendohet se gjigandi i teknologjisë do të nxjerrë në treg tre celularë të rinj, ora të reja Apple Watches, aksesorë të rinj, dhe me siguri edhe gjëra të tjera.

iPhone Xs dhe iPhone Xs Max/Plus?
Këto do të jenë pasardhësit e produktit më të fundit iPhone X (që shqiptohet “dhjetë” por pjesa më e madhe e njerëzve thonë ”iks”). Që iPhone X do të këtë dy pasardhës, kjo është e ditur, por emrat e tyre Xs dhe Xs Max/Plus janë spekulime, pasi nuk dihen ende emërimet e tyre. Dihet vetëm që një nga aparatet e rinj do të jetë versioni “plus” i tjetrit. Nuk priten ndryshime të mëdha, përveç përmirësimit të cilësisë së kamerës dhe ndoshta një stilolaps?

iPhone 9?
Dy iPhone-t e përmendur më lart do të jetë të kushtueshëm, por pritet që Apple të nxjerrë në treg edhe një version tjetër më të përballueshëm në çmim. iPhone 9, ose iPhone XR apo iPhone XC, askush nuk e ka indenë e emrit por pritet që në vend të ekranit OLED, ky aparat të ketë ekran LCD. Çmimi do të variojë diku nga 700-800 dollarë. Mendohet se ky version do të vijë në ngjyra të ndryshme gri, blu, të kuqe, të bardhë dhe portokalli. Në vend të dy kamerave, do të ketë vetëm një.

Apple Watch Series 4
Një smartwatch i ri është gati për lançim gjithashtu. Besohet se përmasat do të jenë të njëjta, por ekrani OLED do të jetë më i madh.iOS 12, watchOS 5, macOS Mojave, tvOS 12, AirPower dhe AirPod janë të gjitha të tjera lançime që pritet të bëjë kompania në javët në vijim.