Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Presidenti i Microsoft: Jemi në rrezik nga hakerat rus

Filed under: Informatikë dhe Internet,Shkenca |

“Është e qartë që demokracitë e të gjithë botës janë nën sulm”. Alarmin e ka dhënë presidenti i Microsoft, Brad Smith, sipas të cilit, “njësi të huaja, kanë nisur sulme informatike për të ndërprerë zgjedhjet dhe përhapur ç’rregullime”.
Gjiganti i informatikës, ka njoftuar se ka zbuluar se hakerët të lidhur me qeverinë ruse, kishin si obejtkivë politikanët republikanë amerikanë”.

Mirëpo ata kanë penguar tentimet kur stafi i sigurisë ka fituar kontrollin në faqet që kanë qenë duke imituar versionet origjinale të faqeve zyrtare.Sipas Microsoftit, grupi, Fancy Bear qëndron mbrapa tentimeve të dështuara për sulm.“Ne jemi të shqetësuar se këto dhe tentime tjera përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe për grupe të lidhura me partitë politike amerikane që garojnë në zgjedhjet e vitit 2018”, është thënë në një deklaratë të Microsoftit në të cilën janë dhënë detaje të punës së tyre.

Sulmi i penguar kishte synim të niste fushatë mashtruese, përmes së cilës personat do të vizitonin faqet e rreme online dhe në këtë mënyrë Fancy Bear do të fitonte informacione të personave që kanë klikuar në ato linqe.Përveç dy Instituteve të përmendura, adresat mashtruese kanë qenë të lidhura edhe me disa zyra të Senatit dhe shërbime tjera.