Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Pesë fakte që nuk i dini për Nostradamusin

Filed under: Shkenca |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

656X37382897parashikimet_nostradamusi I lindur me emrin Michel de Nostraadame në dhjetor të vitit 1503 në Saint Remy të Francës, Nostradamusi konsiderohet si një nga një nga profetët më të mëdhenj që ka njohur bota.
Vepra e tij më e njohur është “Profecitë”, ku regjistronte poemat e tij me katër rreshta. Në 1555-n Nostradamusi shkroi librin e tij të famshëm të profecive të quajtur “Shekujt”, ku ai përshkruan profecitë e tij në formën e citimeve me rimë. Në këto profeci ai përdori shumë anagrama, alegori, kalambura, fraza me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor për t’i fshehur kuptimet e profecive. Pse e bëri këtë akoma nuk është e qartë, por shumë besojnë se arsyeja ishte ta mbronte veten nga autoritetet kishtare të atyre viteve. Parashikimet e tij kanë bërë që shumë ndjekës të devotshëm ta pretendojnë saktësinë e këtyre parashikimeve – që nga vdekja e mbretit të Francës Henri II e deri tek sulmet e 11 shtatorit 2001 të kullave binjake në SHBA.

Nostradamusi u përjashtua nga shkolla mjekësore

Nostradamusi u regjistrua në Universitetin e Avignon në 1519 në moshën 15-vjeçare, por u detyrua të largohej një vit më vonë, kur qyteti u prek nga murtaja dhe universiteti mbylli dyert e veta. Ai më pas kaloi tetë vjet duke udhëtuar në Francë, Itali dhe Spanjë hulumtimin duke punuar si në farmaci dhe duke ndihmuar viktimat e murtajës. Në 1529-n Nostradamusi u regjistrua në Universitetin e Montpellierit (një prej institucioneve më të vjetra mjekësore ende në veprim edhe sot), por u përjashtua menjëherë pas universiteti mësoi se ai kishte punuar në parfumeri-një tregti që besohet të jetë inferiore me atë të një mjeku dhe që ndalohej nga rregulloret e universitetit. Vazhdon të ketë një debat mbi atë që nëse ai u kthye më pas për të përfunduar studimet e tij mjekësore, edhe pse nuk ka prova për të evidentuar që ai e bëri një gjë të tillë.

Përveç profecive, Nostradamusi publikoi një libër gatimi

Një nga publikimet më të hershme të Nostradamusit titullohet “Traktat mbi kozmetikën”. Për të dhënë udhëzime se si t’i bësh flokët bionde dhe për produkte të tjera që kanë të bëjnë me pamjen fizike të njeriut. Por gjithashtu libri i tij ofronte edhe këshilla për ushqime sa më të mira, sidomos kur bëhej fjala për përzierje të ndryshme.

Parashikimet e tij janë bazuar në ngjarjet nga e kaluara

Edhe pse perceptimi i Nostradamusit si profet me një aftësi të çuditshme për të parashikuar me saktësi të ardhmen ka vazhduar që nga shekulli i 16-të, studiuesit tani besojnë se në fakt ai nuk është se ka poseduar një fuqi të mbinatyrshme për të parë në botën tjetër, por aftësinë për të projektuar të kaluarën në të ardhmen. Sipas Peter Lemesurier, një ish-gjuhëtari në Kembrixh, Nostradamusi nuk ishte as astrolog as parashikues; ai thjesht besonte se historia do të përsëritej. Duke përdorur një teknikë që daton në kohët biblike e njohur si bibliomacia, Nostradamusi zgjidhte ekstrakte nga burime më të vjetra në mënyrë të rastësishme dhe pastaj i përdorte për llogaritje për të ardhmen.

Bashkëkohësit e tij kritikonin aftësitë e tij astrologjie

Që kur botimi i parë i “Profecive” u botua në vitin 1555, Nostradamusi tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Francës, Catherine de Medici, e cila e thirri Nostradamusi në Paris për të shpjeguar parashikimet e tij. Megjithatë, jo e gjithë vëmendja që ai mori ishte pozitive. Astrologët profesionistë të kohës kritikonin metodologjinë e tij si të paaftë dhe. Laurens Videl publikoi një broshurë në vitin 1558 me titull “Deklarata e abuzimeve, injorancës e trazirave të Nostradamusit” ku ai mallkonte përmbajtjen e parashikimeve të Nostradamusit dhe mungesën e aftësive me bazë astrologjike, duke thënë:” Unë mund të them me besim të plotë se kjo metodë astrologjie nuk është vërtetë”.

Profecitë e Nostradamusit u përdorën si propagandë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Menjëherë pasi Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939, Magda Goebbels, gruaja e ministrit të propagandës së Hitlerit, citoi një pasazh në librin “Misteret e Diellit dhe shpirtit”, në të cilën një nga strofat e Nostradamusi thuhet se parashikonte krizat në Angli dhe Poloni në vitin 1939. Pasi ky libër kaloi në vëmendjen e burrit të saj, Joseph Goebbels urdhëroi krijimin dhe shpërndarjen e një broshure që do të bindte ata që jetojnë në vendet neutrale se fitorja ishte e pashmangshme, ashtu siç e kishte parashikuar Nostradamusi shekuj më parë. Aleatët u kundërpërgjigjën me luftë psikologjike duke shpërndarë sasi të mëdha fletushkash mbi territoret e okupuara gjermane, duke pretenduar se Nostradamusi në fakt kishte parashikuar humbjen e Gjermanisë.

Profecitë e vërtetuara të Nostradamusit

1- Gjatë bredhjeve të tij nëpër Evropë, Nostradamusi takoi në Itali një prift të ri françeskan me emrin Feliçe Pwretti. Për habinë e kalimtarëve dhe të vet priftit, Nostradamusi u gjunjëzua papritur përpara tij duke i thënë: “Hirësia Juaj” duke shtuar se ky prift i ri do të bëhej Papë. Asnjëri nuk e besoi, por prifti i ri u bë Papë (Papa Sikstus V) në 1585-n, 50 vjet pas bërjes së parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vetë kishte vdekur.
2- Nostradamusi ka parashikuar me emër lindjen dhe bërjen të famshëm të Lui Pastër, kimist dhe bakteriologjist francez me famë (1822-1895). Ky parashikim është bërë 200 vjet më parë se të lindte Lui Pastër.
3- Nostradamusi ka parashikuar me saktësi lindjen e prindërve të Hitlerit, hipjen e Hitlerit në fuqi, rënien e tij dhe pasigurinë lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.
4- Ka parashikuar me saktësi zjarrin e madh që i ra Londrës në 1666-n dhe faktin që do të digjeshin shumë kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datën me saktësi.
5- Parashikimi i Nostradamusit, se mbreti Henri II i Francës do të dëmtohej padashje në sy dhe në një pjesë të trupit njëkohësisht dhe se ai do të vdiste më vonë për shkak të plagëve, doli i vërtetë në 1559. Atë vit mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht në sy dhe në fyt, plagë nga të cilat ai vdiq më vonë.
6- Nostradamusi parashikoi me saktësi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij në fuqi në Francë. Ai parashikoi gjithashtu pamëshirëshmërinë e tij si politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikën që do t’u shtinte ai Italisë, Spanjës, Anglisë dhe gjithë Evropës, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij në betejën e Vaterlosë (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit në ishullin e Shën Helenës dhe madje edhe faktin se do t’i mbante flokët të prera shkurt. Profeti i madh përmendi dhe emrin e tij, Napoleon.
7- Profeti i madh parashikoi abdikimin, në 1936, të mbretit Eduard VIII të Britanisë për t’u martuar me gruan që dashuronte dhe hipjen pa dëshirë në fron të vëllait të tij që u bë mbreti Xhorxh VI.
8- Nostradamusi parashikoi me emër diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin që do t’i bënte ai në 1941, në një mbledhje të anëtarëve të boshtit, për t’i dhënë Gjermanisë dalje në Rivierë nëpërmjet Spanjës.
9- Nostradamusi parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur një natë më 1 korrik 1566, një nxënës i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natën e mirë, Nostradamusi iu përgjigj me emfazë, “Nesër, kur të lindë dielli, unë nuk do të jem këtu”. Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht sepse ai nuk donte që dikush të ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetësh, varri i tij në kishën e Shën Marthës në Salon, u hap për t’u varrosur në një vend tjetër. Punëtorët gjetën së bashku me kockat edhe një pllakë metalike ku ishte gërvishtur data “1700”, pikërisht viti që atij i hapën varrin. Ai e kishte parashikuar edhe këtë gjë