Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nuk ka më privatësi, Instagram po teston opsionin që “spiunon” vendndodhjen tuaj

Filed under: Informatikë dhe Internet,Shkenca |


Platforma juaj e preferuar e fotografisë, dhe jo vetëm, po teston një mjet që do të lejonte ‘spiunimin’ e vendndodhjes tuaj.Instagram po punon në mundësinë e marrjes së të dhënave të vendndodhjes, edhe kur aplikacioni është i mbyllur, për t’i ndarë me kompaninë mëmë, Facebook. Sigurisht për arsye të reklamave.
Të dhënat, të cilat mund të përfshijnë koordinatat e sakta GPS të përdoruesit, do të ndahen me Facebook për ta ndihmuar atë të shërbejë në reklama të personalizuara, sipas TechCrunch.

Edhe pse është ende në fazat e prototipit, lajmi i këtij ndryshimi ka përkeqësuar frikën se Instagram po merr shembull nga kompania mëmë, Facebook, duke shkuar pas të dhënave personale të përdoruesve.Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi themeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, dhanë dorëheqjen nga kompania.Pra, kështu si po shkon çështja e ekspozimit të të dhënave personale online, më mirë na ngelet të hedhim celularin dhe çdo gjë tjetër teknologjike dhe të jetojmë poshtë ndonjë shkëmbi si dikur. Të paktën nuk do mungonte privatësia.