Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Një japonez në Hënë; Miliarderi do të jetë turisti i parë i “Space x”

Filed under: Fenomene Paranormale,Shkenca |


Kompania e Elon Musk, Space X tregoi emrin e pasagjerit te pare privat te cilin planifikon ta dërgojë ne satelitin e vetëm natyror te tokës. Turisti i rrallë hapësinor do te jete miliarderi japonez Yusaku Maezawa.Manjati i modës online tha se ishte zgjedhja e tij të shkojë në hënë, një dëshirë kjo, e cila falë Muskut, nuk do të mbetet më thjesht e tillë, por do të kthehet në realitet.

Misioni është planifikuar në vitin 2023, dhe do të përbëjë udhëtimin e parë të një njeriu në hënë që prej 1972-shit. Por ndërkohë, ai mbështetet në një raketë, e cila nuk është ndërtuar ende.Vete Musku tregohet i kujdesshëm: Nuk është 100% e sigurt se do ta bëjmë këtë gjejnë të fluturojë, shprehet ai.Sakaq njoftimi per fluturimin e 42-vjeçarit japonez i bërë nga qendra e “SpaceX’s Headquarters” në Hawthorne, të Kalifornisë ka marre dhenë.

Kompania u shpreh se fluturimi në bordin e Big Falcon Rocket (BFR) – një sistem nisjeje që u prezantua nga Musk në 2016-tën – përfaqësonte “një hap të rëndësishëm drejt çeljes së mundësive për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më herët në twitter, Musk e kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do te ishte nga Japonia.