Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nasa zbulon 7 planete te rinj te ngjashem me Token .

Filed under: Shkenca |

1487872723_nasa5NASA njoftoi një ditë më parë zbulimin e madh; gjetjen e jo një, as dy por shtatë planeteve të ngjashme me Tokën që ndodhen në galaksinë tonë.Bëhet fjalë për sistemin e quajtur nga shkencëtarët “Trappist 1”, që ndodhet 39 vite dritë larg nesh dhe që NASA beson se të paktën gjashtë nga shtatë planetet e tij, kanë një temperatura nga 0 deri në 100 gradë celcius. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se nga këta shtatë planete, tre ngjasojnë më fort me shtëpinë tonë dhe se në ta me gjasa ndodhet ujë në gjendje të lëngshme.
Teknologjia aktuale mundëson vetëm vëzhgimin nga larg të këtij sistemi dhe ndoshta do të duhen ende shumë e shumë vite që njeriu të shkelë atje, por duke shfrytëzuar mjetet aktuale, NASA ofron një tur në planetin e quajtur “Trappist-1d” përmes “Virtual Reality”.