‘Kalorësi i Zi’: Mbetje hapësinore apo satelit jashtëtokësorësh?

Filed under: Shkenca |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

auto_bred21470723264E vërteta prapa satelitit ‘Kalorësi i Zi’ është misterioze për shumëkënd. Shumë njerëz besojnë që objekti në fjalë, që është bllokuar në orbitën polare rreth planetit tonë, në fakt është një satelit jashtëtokësorësh, që është dërguar në Tokë për ta monitoruar njerëzimin, transmeton gjergjkastrioti.org.

Hulumtuesit janë të ndarë në dy grupe, një pjesë e madhe e tyre mendojnë që ky objekt është thjesht një mbetje hapësinore, megjithatë nuk janë të paktë as studiuesit, të cilët pretendojnë që Sateliti ‘Kalorësi i Zi’ është dërguar nga një civilizim i përparuar dhe se ka bërë orbitë rreth Tokës për të paktën 13,000 vjet. Para 50 vjetësh ishte menduar që ky ishte një satelit rus për spiunim dhe që prej zbulimit të tij objekti misterioz vazhdimisht ka ngjallur debat dhe interesimin e miliona njerëzve në botë.