Televizorët “smart” mund të përgjohen, zbuloni ç’ndodh

Filed under: Informatikë dhe Internet |

17690880_1730813360542143_1124860591_nNumri i pajisjeve të lidhura me internet po rritet në mënyrë drastike, dhe në të njëjtën mënyrë kërcënimet mbi to.Jashtë këtij rreziku nuk mbeten as televizorët “inteligjentë” ose siç njihen gjerësisht “Smart TV”.Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.Sulmet e fundit janë aq te sofistikuara saqë dhe kompanitë qe prodhoje Smart Tv nuk kane arritur te gjejnë një zgjidhje. Hakerat kane publikuar dhe kodin sesi mund te aksesojne ne televizoret tuaj, por Vizion Plus nuk po e publikon materialin filmik per te shmangur keqperdorimin e ketij kodi. Ky eshte vetem nje imazh e nje pjese te ketij kodi.kodiPas një hakimi te televizorit tuaj as një restart dhe as një rikthim të pajisjes ne gjendjen fillestare nuk do te largonte virusin prej saj. Ai do te veproje gjate gjithë kohës ne background.Një herë i sulmuar dhe sulmuesi mund te ketë kontrollin e televizorit tuaj duke ju shfaqur ne ekran përmbajtjen që ata dëshirojnë. Por jo vetëm kaq! Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t’iu filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si passwordet e llogarive të facebookut dhe emaileve nëse ju keni hyrë më parë në to nga navigimi ne televizorin tuaj.