Ja nga kush sundohet toka

Filed under: Fenomene Paranormale |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

toka_1478223006-7929180Një numër i madh kopjesh të një teksti misterioz, të cilit i referohen si “Lista e mbretërve sumerë” janë zbuluar përgjatë viteve nga arkeologët në rajone si ajo që është sot Babilonia e lashtë, Susa, dhe Asiria.

Tekstet, besohet se janë kopje të një dorëshkrimi të vetëm origjinal, i cili mendohet të jetë shkruar gjatë dinastisë së tretë të Urit- kjo besohet nga shumica e historianëve, edhe pse, disa mendojnë se mund të jenë shkruar edhe më herët. Shembulli i ruajtur më i mirë i këtij teksti të lashtë quhet “Weld-Blundell Prism” dhe është i vizitueshëm në Muzeun Ashmolean.

“Lista e mbretërve sumerë” ka habitur historianët. Teksti përshkruan një periudhë interesante në histori, kur qeniet e referuara si perëndi sundonin mbi njerëzimin me dhjetëra e mijëra vjet.

Dorëshkrimi u referohet tetë mbretërve që “zbritën nga qielli” e sunduan për një periudhë tejet të gjatë: 241 mijë e 200 vjet. Secili prej këtyre mbretërve, shënuan fundin e tyre gjatë ‘Përmbytjes së Madhe’ e cila zhduku popullsinë e botës. Mbas përmbytjes, teksti pretendon se një tjetër “mbretëri erdhi nga qielli” dhe se këto qenie morën kontrollin e popullit të Tokës edhe një herë.

Për një kohë të gjatë, është besuar se historitë e këtyre mbretërve që jetonin mijëra vjet, dështimin dhe zëvendësimin e tyre- ishin thjesht mitologji të qytetërimit të lashtë që e ka përpiluar “Listën e mbretërve sumerë”.

Megjithatë, disa kanë spekuluar se teksti mund të mos jetë i gjithi mitologji. Fakti që mbretërit thuhet se kanë zbritur nga qielli, i ka bërë disa njerëz të sugjerojnë se ata mund të kenë qenë qenie të një origjine/lloji tjetër. Kjo do të thotë, që mbretërimi i tyre tepër i gjatë mbi qytete, mund të jetë i saktë, pasi këto qenie aliene mund të kenë pasur disa jetë, shumë më tepër se qeniet njerëzore. Ata mund të kenë qenë edhe të pavdekshëm