Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Grupi i Hakerave “Anonymous” plas bombem ,NASA ka prova për jetë aliene.

Filed under: Fenomene Paranormale |

Anonymous, kolektivi global i hakerave, beson që jeta aliene ekziston, dhe se NASA është gati për ta konfirmuar.

Grupi hije e bëri deklaratën në një video 12 minuta e gjysmë, publikuar në një kanal jozyrtar të YouTube të martën e kaluar.

Video përqëndrohet tek zbulimet e fundit nga organizata hapësinore amerikane, përfshirë zbulimin e 219 planetëve-kandidatë të rinj – 10 prej të cilëve me kushte të ngjashme me Tokën, nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s në qershor, si dhe komentet e bëra nga një zyrtar i lartë i NASA-s, gjatë një dëgjese të qeverisë së SHBA.

Por, ndërsa Anonymous ka të drejtë kur vë në dukje se NASA është ndoshta më afër se kurrë në historinë e njerëzimit, për të zbuluar jetën jashtëtokësore, ndoshta e tepron pak kur thotë se ekzistojnë prova.

NASA ka bërë deklarata kohët e fundit, që sugjerojnë se se zbulimi i alienëve është një çështje kohe. “Duke marrë parasysh të gjitha aktivitetet dhe misionet që janë specifikisht në kërkim për dëshmi të jetës aliene, ne jemi në prag të një prej zbulimeve më të thellë dhe të paprecedentë në histori”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i Drejtorisë së Misioneve Shkencore në NASA, përpara Komisionit të Kongresit për Shkencën.

Por ndërsa Zurbuchen dhe të tjerët në NASA janë entuziastë për perspektivat e gjetjes së jetës aliene, ata nuk kanë pretenduar që në fakt e kanë bërë këtë.

Është e vërtetë se eksplorimi hapësinor ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit. Që kur Kepler Space Telescope nisi punën në vitin 2009, ai ka zbuluar më shumë se 4000 planete të mundshme, duke përfshirë 30 që janë të ngjashëm në madhësi me Tokën, dhe potencialisht mund të mbështesin jetën.

NASA ka gjetur edhe prova të një sistemi tjetër të mundshëm diellor – një koleksion i mundshëm planetësh, që rrotullohen rreth një ylli të vetëm, i cili gjendet vetëm 39 vite-dritë nga Toka.