Cilat janë planetet që kanë ujë dhe alienë

Filed under: Fenomene Paranormale,Shkenca |

Një në tre planete jashtë sistemit diellor, që janë më të mëdha se Toka, përmbajnë ujë, thuhet nga studimi i ri që është kryer.Shkencëtarët thonë se çdo planet jashtë sistemit diellor, që është 2 deri në 4 herë më i madh se Toka, mund të përmbajë përbërin kryesor jetësor, si dhe alienë.Analizat e të dhënave nga Teleskopi Hapësinor i Keplerit dhe misionit Gaia tregojnë se gjysma e peshës së këtyre planeteve mund të jetë ujë, qoftë i rrjedhshëm apo i ngrirë. Ndërkohë që sasia e ujit në Tokë përbën vetëm 0.02 për qind të masës së saj të plotë.

Studiuesi kryesor, Dr. Li Zeng nga Universiteti i Harvardit në SHBA tha: “Ishte një surprizë e madhe të zbulonim që ka kaq shumë botë ujore”.Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë zhvilluar një model të strukturës së tyre të brendshme, i cili është bazuar në matjet e masës dhe sipërfaqes nga sateliti Gaia.
Dr Zeng u shpreh: “Kemi vëzhguar sesi mund të lidhet masa me sipërfaqen për të zhvilluar një model, që do të mund të shpjegojë marrëdhënien e tyre.

Modeli tregoi se planetet më të vogla kanë tendencën për të qenë planete shkëmbore, ndërsa të mëdhatë kanë rreth herë më shumë masë, që mund të jenë botë uji”.Duke prezantuar zbulimet në konferencën Goldschmidt në Boston, ai shpjegoi: “Ky është uji, por jo si ai i gjetur këtu në Tokë”.Temperatura e sipërfaqes së tyre pritet të jetë 200 deri në 500 gradë Celsius. Duke u zhvendosur më thellë mund të pritet që uji të shndërrohet në akull me presion të lartë, para se të arrihet në bërthamën solide.
“Bukuria e modelit është se ai shpjegon sesi kjo përbërje lidhet me faktet e njohura të këtyre planeteve. Këto botë ujore mund të formohen në mënyra të ngjashme me bërthamat gjigande të planeteve si Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, të cilat gjenden në sistemin tonë diellor“, shpjegoi shkencëtari.Shpresohet që gjenerata e re e teleskopit të hapësirës të mund të përshkruajë atmosferën e disa prej këtyre planeteve.