Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Asteroidi i frikshëm në formën e kafkës është duke ardhur drejt Tokës, shikoni pamjet

Filed under: Fenomene Paranormale,Shkenca |

Asteroidët janë objekte të frikshme në shumicën e kohës, imagjinoni nëse do kishin formën e një kafke dhe do drejtoheshin me shpejtësi drejt planetit tonë.Në fakt nuk keni pse e imagjinoni fare sepse pamjet e “Asteroidit të Halloween-it” janë publikuar dhe mund të shihen nga të gjithë. Objekti i hapsirës i cili emrin e vërtetë e ka asteroidi 2015 TB145 dhe për herë të fundit ishte parë në 31 tetor të 2015( arsyeja pse e ka emrin i Halloweenit) rreth 302 mijë milje nga Toka. Përveçse në këto imazhe ne do të kemi dhe një shanc tjeter për ta parë afër orbitës tonë në nëntor të këtij viti.Ajo që është më e çuditshmja është se ky asteroid në fakt është “fantazma” e një komete të vdekur dhe që përbëhet vetëm nga shkëmbinjë e metal. Fatmirësisht për ne, rruga që është duke ndjekur për momentin nuk është drejtpërdrejt me Tokën, pra nuk mund të na godasë. Por studiuesit thonë se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Gjithsesi afrimi i tij me planetin tonë mund ti lejojë ata të marrin më shumë informacion për përbërjen dhe si mund ta ndryshojë drejtimin vitet në vazhdim , nëse do jemi të rrezikuar apo jo. Për më tepër ky asteroid është objekti që do kalojë më afër Tokës tonë që nga viti 2005 dhe kurioziteti për të është shumë i madh.