Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Zhdukni aromën e pakëndshme dhe bakteret e gojës në vetëm 5 minuta

Filed under: Shendeti |

Një nga problemet më të zakonshme me të cilat përballen miliona njerëz është aroma e pakëndshme e gojës. Kjo lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e dobët, higjinenën orale apo shëndetin e dhëmbëve. Në farmaci gjenden pafund ilaçe që neutralizojnë aromën e keqe, por shumica e tyre nuk japin rezultat.Por, si çdo problem tjetër shëndetësor edhe kjo e ka një zgjidhje. Mjekësia popullore mbetet alternativa më e mirë. Kjo recetë largon aromën e pakëndshme dhe të gjitha bakteret e akumuluara në gojë.

Përbërësit:
1 gotë ujë i nxehtë
½ lugë çaji kanellë
1 lugë çaji mjaltë ose sodë buke
2 limonë

Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhni kanellën dhe mjaltin në një shishe të pastër. Shtoni më pas lëngun e limonit, një gotë ujë të nxehtë dhe mbylleni shishen me kapak. Tundeni mirë derisa të bëhet një përzierje homogjene.
Përdoreni këtë solucion një ose dy herë në ditë në mënyrë që goja juaj të mbajë aromë të këndshme gjatë gjithë ditës.