Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Zbulimi kundër kancerit, gjendet kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave

Filed under: Shendeti |

Është gjetur kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave. Në të ardhmen kjo gjetje mund të bëhet çelësi për kurat anti-kancer, të cilat synojnë të vrasin vetëm qelizat kanceroze.Ky zbulim vjen nga Universiteti Amerikan Northwestern. Pikërisht si të dhënat e informacionit të një software-i, kodi është i përmbyllur në udhëzimet e çdo qelize të organizmit, dhe bëhet aktiv kur qelizat transformohen për shkak të një tumori.Kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave është i trupëzuar në një proteinë të lashtë 800 mijë vjeçare, funksioni i të cilës është mbrojtja e organizmit nga kanceri. Tani që ky kod është zbuluar, ekziston mundësia që të shmanget kurimi me kimioterapi.

Koordinatori i këtij zbulimi, Tomas Spies thotë se njohja e këtij kodi jep mundësinë e kontrollimit të “armëve” anti-kancer, duke i orientuar për të asgjësuar vetëm qelizat e sëmura.Kjo strategji, e cila së shpejti pritet të kthehet në kurë, ka edhe avantazhin e të mos pasurit shumë efekte anësore të dëmshme të kimioterapisë, e cila duke tjetërsuar gjenomën e qelizave, përmban riskun e provokimit të tumoreve dytësore.Shkencëtarët që po merren me zbulimin thonë se objektivi nuk është të gjendet një substancë e re artificiale dhe toksike për tumorin, por të eksplorohen më tej benefitet që ka dhënë vetë natyra për ta luftuar atë.