Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Super receta per renien nga pesha , nuk kerkon shume kohe per tu pergatitur eshte nje supe .

Filed under: Shendeti |

Një nga mënyrat më të mira për të pastruar trupin nga toksinat dhe për të humbur në peshë është pikërisht kjo recetë supe detoks. Ajo përveçse ushqen trupin me lëndet e nevojshme, forcon sistemin imunitar dhe përmirson funksionimin e metabolizmit.
Fillimisht duhet ta përdorni 1 herë në ditë (për 3 ditë rresht) dhe pas 1 muaji përdoreni për 3 ditë të tjera (4-5 herë në ditë). Poashtu, duhet të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës.Përbërësit:
600 gram karota
2 qepë
6 gota lëng pule/ perimesh
3 lugë gjelle xhenxhefil i freskët
3 thelpinj hudhër
1 gotë qumësht kokosi
2 lugë gjelle vaj kokosi
2 lugë gjelle kolagjen pluhur
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Kombinoni karotat e grira, lëngun e pulës, kolagjenin pluhur (sipas dëshirës) hudhrat dhe xhenxhefilin në nje enë të madhe. Mbulojeni me kapak dhe vërini në zjarr të ziejnë në temperaturë të ulët.
Ndërkohë, skuqni qepën në një tigan të lyer me pak vaj kokosi. Pasi perimet të jenë zbutur, hidhini në një blender sëbashku me qepën, qumështin dhe vajin e kokosit. Shtoni pak kripë dhe piper për shije.
Hidheni supën në pjata dhe është gati për t’u shërbyer.