Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shqipëria po vdes e re. Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve

Filed under: Shendeti |

Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë është terrorizëm i mirëfilltë. As më shumë e as me pak, krim kundër njerëzimit. “Fiks Fare” vërtetoi para disa kohësh se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara. Rezultati? Në dekaden e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, është pikërisht masakra që ndodh me ushqimet. Por, nuk është e vetmja. Mjekët tregojnë se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet që është pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet. Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore. Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në botë, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, të cilët nuk njohin asnjë limit. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL