Rreziku i pastrimit të veshit te bebet dhe fëmijët e vegjël

Filed under: Shendeti |

Dylli në vesh është barrierë natyrore, mbrojtje nga tingujt dhe infeksionet, lëndimet dhe pengimi i hyrjes së insekteve dhe gjërave të tjera në kanalin e veshit. Prandaj, nuk është e nevojshme ta eliminoni.
Pastrimi i kanalit të veshit me shkopth higjiene për veshë nuk është e preferueshme, ajo mund të shkaktojë mbylljen e veshit, ndezjen deri te pëlcitja e timpanit.
Kullimin e veshit prindërit shpesh e interpretojnë gabimisht si pasojë e inflamacionit dhe pa nevojë brengosen për këtë gjë, shkruan kidstime.al
Nëse i futni shkopinjë në vesh, vetëm do të futni dyllin më thellë në veshët e foshnjes ose fëmijës. Në vend të kësaj, thjeshtë pastroni pjesët e jashtme të veshëve, me vatë të lagur apo të kremosur lehtë.
Prandaj, asnjëherë mos futni shkopinjë apo diç tjetër në kanalin e veshit. Shumë lehtë mund të dëmtoni cipën e timpanit të veshëve. Dylli është mbrojtja natyrale e kanalit të veshit dhe zakonisht nuk egziston nevoja që ta pastroni.
Lëkura e kanalit të veshit ka një veti që bën që shtresat e jashtme të saj së bashku me dyllin dhe papastërtitë që janë mbi të, të dalin nga brenda kanalit jashtë tij, pra kanali bën një vetëpastrim.
Por, nëse ju brengos sasia e madhe e dyllit në veshët e foshnjes, konsultohuni me mjekun.
Nëse është mbledhur sasi aq e madhe sa që mjeku nuk mund ta sheh timpanin e veshit, atëherë mjeku do t`ia largojë atë. Në të kundërtën, dylli do të largohet vetvetiu.