Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Regjimi ushqimor që duhet të mbani në dimër sipas dietologes Bombaj

Filed under: Shendeti |


Në stinën e dimrit, predispozita për të shtuar disa kilogramë rritet. Kjo ndodh kryesisht për arsye se dita është më e shkurtër dhe na pëlqen të rrimë në kolltuk. Por, edhe vetë i ftohti e shton oreksin për kalori sepse një pjesë e tyre shërbejnë për të na ngrohur. Meny- ja e mëposhtme është një shembull se si mund të ulim kilogramët e tepërt duke u ushqyer me gjithçka na nevojitet për organizmin në këtë stinë:
Shembull ditor – 1800 kalori
Mëngjes
• 1 fetë bukë të zezë, gjizë dhe pak vaj ulliri
• 1 portokall ose 2 mandarina
• 1 lugë mjaltë +1/2 lugë kanelle
Paradite
100ml kos pa yndyre
• 1 banane
• 1 çaj jeshil me limon
Drekë
• Sallatë me brokoli, lulelakër dhe karota
• 150gr sardele furre me hudhra, rigon & nenexhik
• 200gr oriz integral me spinaq & arra
Pasdite
• 10 gështenja të pjekura
• 30gr hallvasi
• 1 çaj jeshil me limon
Darkë
• Sallate jeshile, patëllxhan të pjekur, peshk ton
• Fasule pllaqi me salce domatesh dhe majdanoz
• 1 shegë
Para gjumit
• 1 gotë qumësht pa yndyrë + 2 lugë tërshërë
• 1 kuadrat çokollate të zezë
Krahas ushqimit te ekuilibruar, duhet të merrni edhe vitaminë D nëpërmjet ekspozimit të përditshëm në diell, (të paktën në ditët kur ka diell)