Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Receta e vetme për kaçamak e cila do t’ju nevojitet

Filed under: Shendeti |


Kaçamaku shkon me shumë ushqime, është i shijshëm edhe me qumësht, edhe me jogurt për kafjall.
Përbërësit:
– 5 gota ujë,
– 1 gotë kaçamak,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë,
– 2 lugë gjalpë,
– 2 lugë ajkë
Përgatitja:
Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.
Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni.