Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Receta e tavës së kosit, jo vetëm me mish qengji, tani edhe me mish pule

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Tava e kosit është një pjatë mjaft e shijshme dhe tradicionale e vendit tonë. Receta klasike kërkon mishin e qengjit, por ne do t’ju surprizojmë sot.

Përbërësit:

1.5 kg pulë e prerë në copa

2 limona

1 filxhan çaji vaj ulliri

2-3 lugë gjelle gjalpë

500 gr kos

4 vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Lajmë mishin e pulës, e thajmë dhe i hedhim kripë e piper, lëngun e limonit. I vendosim copat e mishit në tepsi dhe i mbulojmë me vajin e ullirit, gjalpin dhe pak ujë. E fusim në furrë dhe e lemë të piqet për 1 orë në 180 gradë C.

Sapo të piqet e heqim nga furra. Përziejmë kosin me vezët e rrahura, dhe me 2-3 lugë ujë. Hedhim pak kripë dhe piper nëse nevojitet dhe me këtë masë mbulojmë mishin e pulës që kemi në tepsi. E fusim në furrë përsëri që të piqet derisa të trashet salca.