Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Prindër kujdes fëmijët nga rrezet e diellit

Filed under: Shendeti |

Stina e verës ka një sërë problematikash, ku më të prekur duket të jenë fëmijët. Duket se prindërit besojnë se t’i lejosh fëmijët të nxihen nga dielli gjatë verës është e shëndetshme për lëkurën e tyre. Shumë prindër janë shprehur se e lejojnë fëmijën të marrë rreze dielli në plazh dhe madje pa përdorim të ndonjë kremi.Lëkura e fëmijëve është shumë delikate. Fëmijët deri në 6 muajsh duhet të mbahen larg rrezeve të diellit me çdo kusht. Ekspertët sugjerojnë që këta fëmijë që nga muaji mars dhe deri në muajin tetor të vishen me rroba të gjata të cilat nuk lejojnë ekspozimin në rrezet e diellit. Për fëmijët e tjerë sugjerohet përdorimi i kremrave kundra diellit me faktor të lartë mbrojtës dhe kurrsesi ekspozimi gjatë rrezeve të dëmshme të drekës.