Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Pesë gjëra që nuk duhet të bëni kurrë me lëkurën tuaj

Filed under: Shendeti |

Lëkura është shtresa mbrojtëse e organeve të brendshme ndaj mjedisit të jashtëm.
Ajo mban jashtë bakteret, mbron nga ndryshimet e temperaturës, rrezet e diellit etj. Prandaj kujdesi për të dhe mbajtja e shëndetshme është tepër e rëndësishme. Mirëpo shpesh bëni edhe gabime pa e kuptuar duke çuar në dëmtimin e saj. ja disa nga gabimet që nuk duhet të bëni kurrë me lëkurën tuaj.
1. Ngacmimi i puçrrave. Kjo do të përkeqësojë më shumë gjendjen, do ta acarojë më shumë zonën rreth saj dhe për më tepër do të çojë në krijim e të tjerave si rezultat i përhapjes së baktereve.
2. Mos e teproni me scrubin. Kjo do të largojë barrierën mbrojtëse të saj duke ju çuar në një lëkurë shumë të ndejshme dhe të acaruar. Sa më pak mbrojtje të ketë lëkura aq më e ekspozuar është ndaj toksinave të jashtme. 1-2 herë në javë është më se e mjaftueshme për të bërë një scrub të fytyrës.
3. Përdorni të njëjtat produkte për një kohë shumë të gjatë. Mund të ketë kremra apo shampo që ju pëlqejnë vërtet, por në fakt me ndryshimin e moshës, hormoneve apo edhe stinës duhet të ndryshojë edhe kujdesi juaj i lëkurës
4. Flini pa larguar makeup-in. Kjo është një masakër e heshtur që i bëni lëkurës dhe efektet e saj do i kuptoni vite më vonë. Ajo çon në pore të bllokuara dhe rrudha të parakohshme, humbje shkëlqimi të lëkurës etj.
5. Harroni të kujdeseni për qafën. Përveç larjes dhe hidratimit të fytyrës, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me qafën tuaj. Ajo kërkon një trajtim të veçantë pasi në të lëkura është tepër e hollë dhe delikate