Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë/ Eksperimenti nxjerr rezultate të frikshme

Filed under: Shendeti |

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni.Nëse u gjendet një testues i thjeshtë nitrati, mund të kuptoni se sa bio janë frutat dhe perimet në tryezën tuaj.Nitrati përdoret si pleh artificial, si konservues dhe për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit, e me radhë, por përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene. Fotot më poshtë janë rezultat i një eksperimenti të kryer për frutat që shiten në Tiranë.Pra, produktet me përbajtje të lartë apo të tepruar të nitatit shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore si kanceri apo diabeti.

Një qytetar nga Tirana, ka kryer testin e nitratit tek shalqini, patatja, patëllxhani, bananja, pjepri dhe panxhari, ku niveli i nitratit është në shifra alarmante.
E.Konçi shkruan për Jeta osh qef:
Kujdes nga nitrati,është kancerogjen! (mall i blerë te pazari i ri).
Karrota, domatja, trangulli, speci, molla, rrushi, fiku, dardha( të vëndit) per momentin kanë dal ne rregull. Zgjidhje tjetër janë produktet e jashtme që s’kanë shijen e këtyre të vendit por nivelin e nitratit e kanë të kontrolluar.”E para, ku është AKU-ja? Dhe e dyta, këto produkte janë blerë tek Pazari i Ri, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, pra produktet e blera tek fshatarët në rrugë kanë potencial të jenë më të shëndetshme se sa këto të fasadës së bukur…