Na kanë gënjyer për vite me radhë: Nuk është kalçiumi çelësi për kocka të forta!

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Për një kohë të gjatë na kanë mësuar me idenë së kalciumi është çelësi kyç për të pasur kocka të forta, duke na sugjeruar të konsumojmë sa më shumë ushqime që kanë përmbajtje të lartë të kalciumit. Në fakt nuk është plotësisht e vërtetë. Kalçiumi është një nga mineralet e nevojshme për të pasur kocka të forta, por jo më i rëndësishmi. Sipas një studimi të ri të kryer, magnezi është në të vërtetë minerali që i duhet më shumë trupit tuaj për të pasur kocka të forta dhe mjaft të shëndetshme. Ju mund ta merrni këtë mineral me anë të farave të diellit, brokolit, borzilokut, spinaqit dhe farave të susamit. Studimi tregon se marrja e dozave të larta të kalciumit është e lidhur me gurët në veshka dhe shumë çështje të tjera shëndetësore. Nga ana tjetër thuhet se magnezi është një faktor shumë i rëndësishëm për kockat, veçanërisht tek fëmijët. Megjithatë abuzimi dhe marrja në vlera të larta të këtij suplementi, ashtu si çdo tjetër, ka disavantazhet e veta. Kështu që mos e teproni!