Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Meshkuj kujdes! Ekspertët paralajmërojnë se kjo kokërr që e pini gjithmonë ka efekt negativ në testikujt

Filed under: Shendeti |

Zakonisht ibuprofeni, një ilaç i njohur që qetëson dhimbjet, nëse pihet me shumicë nga të rinjtë, mund të sjelli një zhvillim të gjendjes hormonale që ul pjellorinë. Studimi i ri është vazhdim i kërkimeve shkencore që kanë nisur me gratë shtatzëna, shpjegon Bernard Jégou, bashkautor dhe drejtues i Institutit të Kërkimeve në Shëndetin në Punë dhe Mjedisor në Francë. Jégou dhe një ekip shkencëtarësh nga Franca dhe Danimarka kanë hulumtuar mbi efektet shëndetësore të përdorimit të 3 ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, aspirina, acetaminofen (njohur ndryshe si paracatamol) dhe ibuprofen, te gratë shtatzëna. Eksperimentet e tyre të para, të publikuara në disa dokumente, treguan se nëse merren gjatë shtatzënisë, të tria këto ilaçe ndikojnë në testikujt e bebeve të gjinisë mashkullore. Testikujt dhe testosteroni Testikujt nuk prodhojnë vetëm spermë, ata sekretojnë gjithashtu edhe testosteron, hormoni kryesor i seksit mashkull. Të tria këto ilaçe janë “anti-andorgjenike”, që do të thotë se përçajnë hormonet mashkullore, shpjegon David M. Kristensen, bashkautor dhe drejtues i Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Kopenhagës. Këto 3 ilaçe madje rrisin rrezikun që bebet e seksit mashkull të lindin me defekte kongjenitale, thekson Kristensen.

Ekspertët rekomandojnë gratë shtatzëna që të konsultohen gjithmonë me mjekun para se të përdorin ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve. Duke marrë parasysh këto konkluzione, shkencëtarët vendosën të vazhdojnë kërkimet shkencore tek të rriturit. Ata u fokusuan më shumë te ndikimi i iboprofenit te shëndeti riprodhues i të rinjve, duke qenë se ka efekte më të forta. Ibuprofeni, një ilaç jo-steroidal anti-inflamator, përdoret shpesh nga atletët dhe futbollistët para një ndeshje për parandalimin e dhimbjeve. Hulumtimi i shkencëtarëve Shkencëtarët rekrutuan 31 vullnetarë të moshës 18-35 vjeç. Nga këta, 14 morën çdo ditë një dozë të ibuprofenit që shumë atletë përdorin: 600 miligramë dy herë në ditë. 17 vullnetarët e tjerë morën placebo. Të rinjtë që morën ibuprofen, brenda 14 ditësh, hormonet e tyre luteinizues – që sekretohen nga gjëndra hipofizë dhe stimulojnë testikujt të prodhojnë testosteron – filluan të barazohen me nivelin e ibuprofenit që qarkullon në gjak. Në të njëjtën kohë u ul edhe raporti i testosteronit me hormonet luteinizues, një shenjë kjo e disfunkionit të testikujve. Ky çrregullim hormonal çon në zhvillimin e hipogonadizmit (nivel i ulët i testosteronit), një gjendje kjo që shkakton probleme me fertilitetin, depresion dhe rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si atak në zemër dhe goditje në tru. Këta të rinj e përdorën ibuprofenin për një kohë të shkurtër, prandaj edhe efektet “mund të përmbysen”. Megjithatë, nuk dihet akoma nëse ndodh e njëjta gjë edhe nëse ibuprofeni përdoret për një kohë të gjatë.