Ky është sekreti që fshihet pas bukurisë së femrave greke. Provojeni edhe ju!

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Mund t’i shohësh rastësisht në rrugë dhe tu hedhësh një vështrim të thellë. Një pamje e përsosur, rinore dhe lëkurë perfekte që vetëm gratë greke mund ta kenë. Pas bukurisë së tyre mahnitëse fshihen disa sekrete. Nëse dëshironi të përmirsoni lëkurën tuaj dhe ta bëni atë të duket mahnitëse, mësoni këto truke që përdorin greket.Ushqim i shëndetshëm
Grekët (veçanërisht femra) kanë një lëkurë të mrekullueshme, sepse ata kanë tendencë të ndjekin një dietë të shëndetshme. Kjo nënkupton një kombinim të frutave të freskëta, perimeve, mishit, ushqimit të detit dhe përbërësish të tjerë thelbësorë të pasura me proteina, hekur, zink, vitamina, minerale, si dhe acide yndyrore që janë të njohura për të përmirësuar prodhimin e kolagjenit. Dhe për një lëkurë të përsosur, ushqimi është një ndër faktorët ndikues më të mëdhenj.

Mjaltë
Grekët mbështeten te mjalti kur bëhet fjalë për trajtimin e inflamacionit të lëkurës dhe acarimit të saj. Mjalti gjithashtu ka veti antibakteriale që mund të luftojnë bakteret që shkaktojnë skuqje dhe kruajtje. Ju mund ta aplikoni atë në lëkurën tuaj ashtu siç është ose ta përzieni me pak qumësht. Sido që ta përdorni, do ta bëjë lëkurën tuaj shumë të butë.

Vaj ulliri
Vaji i ullirit është një sekret tjetër bukurie që mund të merrni nga grekët që do të bëjnë mrekulli me flokët dhe lëkurën tuaj. Nëse keni nevojë për të riparuar flokët tuaj të dëmtuar është një ide e mirë për të aplikuar disa nga ky vaj në to. Nga ana tjetër, nëse lëkura juaj duket e thatë, mënyra më e mirë për ta bërë atë të butë është të aplikoni pak vaj ulliri në lëkurë.

Kripë deti
Pastrimi i fytyrës duhet të bëhet të paktën një herë ose dy herë në muaj për të ndihmuar rinovimin e lëkurës tuaj. Është e vërtetë se ekzistojnë shumë produkte të gatshme, por kripa e detit mbetet zgjidhja natyrale më e mirë. Kjo sidomos kur e përzieni atë me ujë dhe vaj ulliri për të hequr çdo papastërti. Ju poashtu mund ta përdorni atë për të hequr qafe celulitin, duke e aplikuar në zonat problematike me lëvizje rrethore.

Kos
Kosi është një tjetër përbërës fantastik që ushqen, hidraton dhe qetëson lëkurën. Ai largon skuqjen, inflamacionin dhe kruajtjen e saj. Mund ta kombinoni me mjaltë apo përbërës të tjerë për ta bërë akoma më efektiv