Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kura me Gjembgomari Për Pastrimin e Mëlçisë dhe Kundër Gurëve në Tëmth

Filed under: Shendeti |


Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.
gjergjkastrioti.org ju sjell më poshtë një kurë fantastike për pastrimin e mëlçisë dhe parandalimin e formimit të gurëve në tëmth.

Kura për shëndetin e mëlçisë
Gjembgomari ndihmon jo vetëm në pastrimin e mëlçisë por edhe parandalon formimin e gurëve në tëmth.
gjergjkastrioti.org ju udhëzon të zieni tre degë të gjembgomarit në 3 gota me ujë.Pas 15 minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.Lëngun duhet ta pini tre herë në ditë përpara vakteve.
Përdoreni të paktën një herë në javë.Vlerat e Gjembgomarit Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.