Kontrabandë me ilaçe në doganën e Tiranës, arrestohet administratori i “Omega Pharma”

Filed under: Shendeti |

ilacetPolicia ka vënë në pranga administratorin e Kompanisë “Omega – Pharma” dhe një agjent doganor nën akuzën e kontrabandës së barnave. Departamenti Operativ – Hetimor, Antikondrabanda dhe Krimi Ekonomik…Departamenti Operativ – Hetimor, Antikondrabanda dhe Krimi Ekonomik në Tiranë, në sajë të operacionit të koduar “Vitamina”, bënë të mundur arrestimin e Fatos Çaushollit, Administrator i Kompanisë “Omega – Pharma” dhe Merlind Berberit, agjent doganor, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, shmangën detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.Administratori i kompanisë “Omega – Pharma” u arrestua për veprën penale “Kontrabandë me Mallra të Tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie, rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë.Për të realizuar këtë mosdeklarim, ai ishte ndihmuar nga agjenti doganor, Merlind Berberi i cili u arrestua për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.Për çështjen, janë shoqëruar në polici kryetari i Doganës së Tiranës dhe përgjegjësi i turnit doganor.Medikamentet janë deklaruar me vlerë reale tranzit në pikën doganore të Qafë – Thanës, ndërsa në Tiranë, ku do të bëhej dhe zhdoganimi, kompania ka deklaruar një vlerë shumë më të ulët, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.
Materialet në ngarkim të të arrestuarve, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.Kompania “Omega Pharma” nuk është hera e parë që përfshihet në veprimtari të jashtëligjshme. Në nëntor të vitit të kaluar u arrestua ish-administratori i saj, Nadir Çausholli, i biri i Fatos Çaushollit. Ai akuzohet nga prokuroria për skandalin me barnat e rimbursueshme. 2,2 milion euro dyshohet se ka vjedhur kjo kompani nga buxheti i shtetit nëpërmjet falsifikimit të recetave. Më pas këto receta i kalonin fondit të sigurimeve shëndetësore, duke përfituar në mënyrë të padrejtë rimbursimin e parave./tklan.al