Kofshë qingji në furrë me Patate

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Kjo recetë “të çon” në një ambient fshati, por mund të sillni një aromë të veçantë dhe në kuzhinën tuaj. Receta është e thjeshtë, por rezultati fantastik.
Përbërësit
1 kofshë qengji (rreth 1.8 kg)
8 patate (të mëdha)
hudhër (sipas dëshirës)
trumëz
100 gr gjalpë (me copa)
kripë
piper
Përgatitja
1
Ngrohni furrën në 210° C. Qëroni, lani, thani dhe prijini në feta patatet. Vërini në fund të tepsisë, duke u hedhur sipër copat e gjalpit dhe pak trumzë.
2
Vini sipër kofshën e qingjit dhe futeni në furrë. Pas 15 minutash, kur të nisë të marrë ngjyrë të artë, kthejeni.
3
Gatuajeni sërish për 15 minuta dhe kthejeni sërish. Uleni temperaturën e sobës në 180°C dhe vazhdoni me gatimin për 40 minuta. Shtoni thelpinjtë e hudhrës të pa qëruar.
4
Fikeni furrën dhe lëreni gatimin të pushojë për 15 minuta.
5
Mishi do të jetë i butë dhe patatet përreth të mbushura me aromën e shijshme të qingjit.