Kërpudha të mbushura

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t’u përgatitur. Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë .
Përbërësit
6 kërpudha (të mëdha, Porta-bella)
3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
gjysmë kokërr qepë (e grirë)
1 filxhan djathë Mocarela
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)
kripë
piper
pak majdanoz (i grirë)
pak bukë (e thekur, e grirë)

Përgatitja
1 Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.
2 Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.
3 Pasi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhjuani sipër kërpudhave
4 Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë celcius.