Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kallamarë të mbushur me Oriz

Filed under: Shendeti |

Një pjatë elegante dhe shumë e shijshme për të pritur miq në shtëpinë tuaj.

Përbërësit
12 kallamar (të pastruar)
100 gr oriz (carnaroli)
2 vezë
gjalpë
djathë kaçkavall (i grirë)
uthull
miell
bukë (e grirë)
shafran (pluhur)
vaj kikiriku
kripë

Përgatitja
1
Për këtë recetë, skuqni orizin në një tigan pa yndyrë, më pas lageni me një garuzhde me ujë të kripur të zier, shtojini një gjysmë bustine shafran dhe vëreni në gatim për 16-18 minuta, duke i hedhur pak ujë herë pas here.
2
Mbajeni masën të shkrifët me pak gjalpë, 2 lugë djath kaçkavall të grirë, pak uthull dhe lëreni të ftohet. Hiqeni pjesën e brendshme të kallamarit dhe mbusheni me oriz, deri 2 mm në buzë dhe mbylleni.
3
Kalojini kallamarët në miell, më pas në vezë të rrahur dhe bukën e thërrmuar. Kalojini në bukën e thërrmuar ose miell edhe pjesët e brendshme.
4
Skuqini kallamarët e mbushur dhe pjesën e brendshme në vaj të nxehur mirë, kalojini në letër kuzhine, kriposini dhe shërbejeni menjëherë.