Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ja çfarë do gatuajmë sot

Filed under: Shendeti |


Përbërësit:

8 kofshë pule;
200 gr. speca të freskët të gjelbër;
400 gr. molla;
120 gr. qepë;
2 thelb hudhër;
100 mi. verë e bardhë;
1 lugë spec i ëmbël, i kuq dhe i bluar;
1 lugë mustardë; kripë, piper i bluar; gjalpë për pjekje

Përgatitja:

Specat i lajmë, u heqim farëzat dhe i presim në copa. Qepën dhe hudhrën, i qërojmë dhe i grijmë.
Mollat i qërojmë, i përgjysmojmë, u heqim farëzat dhe i presim në kocka.Kofshat e pastruara të pulës i renditim në enën e pjekjes, të lyer me gjalpë, i kriposim, u shtojmë piper dhe i lyejmë me mustardë.
Mbi kofshat, hedhim perimet dhe mollat e copëtuara, shtojmë verë, i pudrosim me spec të kuq të bluar e më pas, i fusim në furrë, duke i pjekur, përafërsisht për 40 minuta, në temperaturë 175 °C.
Nëse gjatë pjekjes, lëkura fillon të skuqet shumë, enën e pjekjes e mbulojmë me foli alumini, apo me letër për pjekje.Kofshat e pjekura, i renditim në pjata, duke u shtuar perimet dhe i shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.