Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Gliko mandarine me vodka

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Mandarina është një ndër frutat më të mira të dimrit. Fruti më i pasur me vitaminë C . Mandarina mund të përfshihet në shumë sallata dhe pjata të ndryshme. Sot po iu sjellim një recetë të veçantë sesi të gatuani glikonë e mandarinave.Kjo gliko ka një shije të athët e cila e përzier me shijen e vodkës mbetet zgjidhja e duhur.

Përbërësit:

15 mandarina të të njëjtës madhësi

1 kg sheqe

1 lt ujë

250 ml vodka

Përgatitja:

Lani mirë mandarinat dhe me kruajtëse dhëmbësh shpojini shumë herë. Hidhini në një tenxhere me ujë të ftohtë. Vendoseni tenxheren në zjarr të lartë dhe lërini të ziejnë 5 minuta. Më pas hiqni mandarinat dhe kullojini.

Në një tënxherë tjetër vendosni 1 litër ujë dhe 1 kg sheqer që të ziejnë dhe 5 minuta pasi të ketë filluar zierja shtoni mandarinat. Ulni temperaturën e zjarrit dhe lërini të ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët.

Hiqni mandarinat dhe lërini të ftohen mirë, më pas vendosini në kavanoza të sterilizuar. Në lëngun që gjendet në tenxhere vaniljen dhe lërini të ziejnë dhe 10 minuta të tjera. Në fund shtoni vodkën duke e përzier mirë vodkën.

Shurupin hidheni në kavanozët e mbushur me mandarina dhe mbyllini mirë. Mbajini mbyllur për një javë në një vend të thatë dhe pa lagështirë dhe pas një jave janë gati për konsumim.
shije.al