Gjendet formula per zhdukjen e celulitit .

Filed under: Shendeti |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Celuliti nuk është asgjë më shumë se sa yndyra e akumuluar nën lëkurë në zona të tilla si kofshë, bark apo gjoks. Ai nuk është i dëmshëm, por shumë njerëz (gratë sidomos, duke qenë se është më i zakonshëm te ato) dëshirojnë ta heqin atë sepse ndikon në pamjen estetike të tyre.Faktorë të tjerë ndikues në shfaqjen e celulitit lidhen me një dietë të varfër ushqimore, metabolizmin e ngadaltë, mungesën e aktivitetit fizik, ndryshimet hormonale, etj. Celuliti ka tendencë të jetë më pak i dukshëm në lëkurë të errët. Nëse dëshironi ta trajtoni atë në kushte shtëpie dhe pa shpenzuar shumë para, provoni këtë përzierje.

Përbërësit:
¼ filxhan çaji locion trupi (atë që përdorni zakonisht për trupin)
1 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja:
Përziejini mirë të dy përbërësit dhe hidhini në një enë të pastër me kapak. Fshini fillimisht zonat ku keni celulit me një peshqir të lagur me ujë të ftohtë.
Aplikoni më pas përzierjen e përgatitur dhe mbështilleni me një copë letër alumini. Mund ta përdorni çdo ditë ose të paktën 3 herë në javë në mënyrë që rezultatet të jenë më të shpejta .