Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Diabeti mund të kurohet me qelizat staminale

Filed under: Shendeti |

Qelizat staminale mund të përdoren për të kuruar diabetin dhe kjo risi mund të konsiderohet një hap i jashtëzakonshëm në sektorin shëndetësor.

Shkencëtarët e shkollës mjekësore në universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara kanë arritur pas 15 vjet kërkimesh të zhvillojnë një teknologji të ndërlikuar.

Sipas saj, qelizat staminale transformohen në qeliza të afta për të prodhuar dhe çliruar insulinën dhe kjo arrihen nëpërmjet stimulimit të geneve të caktuara.

Të gjithë këtë proces e kryejnë qelizat Beta që ndodhen në pankreas.

Ekipi i shkencëtarëve është i aftë që të krijojë me miliona qeliza të tilla Beta, ndërsa brenda dy viteve të ardhshëm do të realizohet edhe transplanti i tyre te individi i sëmurë me diabet.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot në botë janë mbi 350 milionë persona të diagnostikuar me një nga 3 llojet e diabetit.

Më i përhapuri ndër to është ai i Tipit 2 – i shkaktuar kryesisht nga mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik dhe përbën rreth 90% rasteve.

OBSH vlerëson se mbi 3.5 milionë persona në vit humbin jetën nga diabeti, ndërsa parashikon që në dekadën e ardhshme të shtohen me 50% vdekjet nga kjo kategori sëmundjesh.

Po sipas kësaj organizate, 80% e të gjitha vdekjeve janë të regjistruara në vendet me të ardhura të vogla ose të mesme.