Zbulohet kontrata e re/ PD marrëveshje me lobistë afër Trump në SHBA për kanabisin

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Partia Demokratike do vijojë bashkëpunimin me kompani lobimi amerikane. Këtë herë kreu i kësaj force ka firmosur me kompaninë “Sonoran Policy Group” me qendër në Uashington. Marrëveshja është firmosur në 11 qershor 2018 dhe është e vlefshme deri në 11 tetor të këtij viti.

Sipas marrëveshjes së publikuar Departamentin Amerikan të Thesarit (FARA), PD do të paguajë 40 mijë USD në muaj. Pagesat do të bëhen nga 10 mijë USD çdo muaj. Në kontratë parashikohet që kompania lobuese amerikane të organizojë takime mes përfaqësuesve të PD dhe kongresmenëve e autoriteteve të larta amerikane.

Në fokus të punës së kompanisë amerikane është ngritja e çështjes së luftës kundër kanabisit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vendin tonë. “Sonoran Policy Group” është një kompani që deri në vitin 2017 ka pasur kontrata të vogla duke punuar më së shumti për kompani biznesi.

Në qershor 2017 ajo firmosi një kontratë me ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite duke siguruar edhe një vizitë të presidentit Donald Trump në këtë vend. Sipas CNN ajo ka lidhje të forta me administratën “Trump”.