Zbulohen dokumentet sekrete të ISIS, një listë më 22 mijë xhihadistë

Filed under: Politike |

sky-news_3592158bNjë listë me 22 mijë emra dhe të dhëna personale që i përkasin terroristëve të mundshëm të Shtetit Islamik, të ardhur nga 51 vende, i është dorëzuar “Sku News” nga një njeri që thotë se është një i penduar i ISIS-it, Abu Ahmed.

Xhihadisti i mundshëm, ka milituar në fillim të Ushtrisë së Lirë Siriane për të luftuar kundër regjimit të Asadit dhe pastaj ka marrë në pjesë në radhët e Kalifatit. I zhgënjyer nga grupet, ka vendosur të bëjë publike të dhënat.

Sipas “Sky News”, shumë nga emrat të ruajtur një Usb të dorëzuar redaksisë, janë tashmë të njohur. Si ai i Abdel Bary, një reper 26 vjeç nga Londra, i cili i është bashkuar ISIS-it në vitin 2013 pasi ka qenë më parë në Libi, Egjipt dhe Turqi. Dhe mes emrave të publikuar janë edhe xhihadistët që janë vrarë nga sulmet me bombardime të dronëve perëndimorë, si Junaid Hussain, si haberi 21-vjeçar nga Birmingemi, që drejtonte shërbimin informativ dhe rekrutimin e Shtetit Islamik në Siri.

Ai dhe gruaja e tij, Sally Jones, kishte zgjedhur rrugën e xhihadit dhe ishte transferuar në Lindjen e Mesme, duke planifikuar sulme terroriste në Britaninë e Madhe. Një tjetër emër është ai i Reyaad Khan nga Kardifi, i vrarë gjatë një sulmi të koalicionit në gusht 2015. Disa nga numrat telefonikë në listë, janë akoma aktivë dhe mund të përdoren nga terroristët. Mes të dhënave të mbledhura nga “Sky News”, njëri titullohet “Martirët” dhe përmban emrat e kamikazëve të ISIS-it.

Dosjet përmbajnë emrat, adresat dhe kontaktet familjare të shtetasve nga të paktën 51 vende, duke përfshirë të paktën një numër të madh të rekrutëve britanikë. Dokumenti jep edhe datat e lindjes, kombësinë, qytetet, madje edhe lloje të grupit të gjakut.

Gjithashtu në dokumentet sekrete tregohet se ISIS ka ngritur një qendër të burimeve njerëzore, ku të gjithë personat para se të bëhen pjesë plotësojnë një formular me 23 pyetje.

Dokumentet zbulojnë se 70 për qind e rekrutëve të ISIS janë arabë, ndërsa pjesa tjetër nga Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Britania.