Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vuçiç thotë se po i frikësohet luftës në Ballkan që e përmendi Junckeri

Filed under: Politike |

Presidenti i Serbisë, Alerksandër Vuçiç, ka folur sot rreth deklaratave të bëra dje nga Presidenti i Komisionit Evropuian, Jean-Claude Juncker, rreth mundësisë së shpërthimit të një konflikti në Ballkan njejtë sikurse gjatë viteve të 90-ta.Vuçi# ka thënë se deklarata të tilla nuk duhet nënvlerësuar, pasi vijnë nga një politikan mjaft serioz siç është Juncker.“Është një paralajmërim shumë i fortë që vjen nga presidenti i KE-së, Juncker, se Ballkani mund të jetë në një gjendje të njëjtë sikurse në vitet e 90-ta nëse iu refuzohet perspektiva e integrimit në BE”, ka thënë presidenti serb.Ai ka shtuar se Serbia do të mundohet të jetë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.Dje Juncker ka thënë se nëse BE-ja nuk i qaset seriozisht Ballkanit, specifikisht Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të ndodh që të përsëriten konfliktet e njëjta të viteve 90-ta.Sipas tij integrimi i kësaj pjese të Ballkanit në BE, po vonohet shkaku i problemeve me kufijtë.