Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vuçiç kërcënohet me vdekje

Filed under: Politike |

Rama-e-Vucic-300x213Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka vazhduar me deklaratat e tij se shqiptarët ishin fajtorët e trazirave në Beograd më 14 tetor, ndonëse me një gjuhë më të zbutuar.

Teksa ka tentuar që të ulë tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë, Vuçiçinuk e ka shmangur dot diskursin e tij të përhershëm për ngjarjen e Beogradit.

Duke folur në “London School of Ekonomiks”, Vuçiç ka thënë se pret të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë, ndaj edhe për këtë ka ftuar për të dialoguar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Por në kohën kur Vuçiç do të shuante debatin me Shqipërinë, ai është rikthyer debatit për ndeshjen, ku ka thënë se shqiptarët janë fajtorë për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit.

Ndonëse dhuna ndaj Kombëtares shqiptare u pa drejtpërdrejtë në televizionet e gjithë botës, Vuçiç ka mbrojtur policinë serbe për një punë të mirë. Ai ka shtuar më tej se asnjë futbollist shqiptar nuk u dhunua, pasi ata i mbrojtën homologët serb.

Por në sallat e “London School of Ekonomiks” është shënuar edhe një incident, pasi një mbështetës i ish-Kryeministrit të vrarë Zoran Dindiç, ka akuzuar Vuçiç se i ka ndërprerë karrierën politike dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Sipas medieve serbe, personi që ka lëshuar këto deklarata është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa diskutimi i Vuçiçit me të pranishmit në sallë ka vazhduar normalisht.