Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Vritini qentë shqiptarë”, protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Filed under: Politike |

Mbrëmjen e së dielës disa dhjetëra protestues, kryesisht mbështetës të “Agimit të Artë”, u mblodhën përpara ambasadës shqiptare në Athinë për të protestuar kundër vrasjes së 35-vjecarit Kostandin Kaçifa. Protestuesit, sipas mediave helene u mblodhën pas thirrjeve në internet të publikuara nga sindikatat në Athinën Veriore dhe nga partia e ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”.Me flamuj në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës duke mbajtur fotot e tij në duar dhe duke ndezur qirinj, por edhe lëshuan thirrje antishqiptare si: “Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke” apo “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.Në protestë është parë dhe kreu i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidhiaris, ndërsa një ndër sheshet kryesore të Athinës, Kifissia, u mbyll nga policia për shkak të kësaj proteste.Në protestë është parë dhe kreu i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidhiaris, ndërsa një ndër sheshet kryesore të Athinës, Kifissia, u mbyll nga policia për shkak të kësaj proteste.