Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

VIDEO/ Izraeli nis ndërtimin e një muri në det për të izoluar Gazën

Filed under: Politike |

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka lëshuar imazhet e para të një muri detar që po ndërton rreth Rripit të Gazës, duke izoluar më tej territorin palestinez.Fotografitë e postuara në faqen e internetit të Ministrisë dhe xhirimet e një droni të publikuara në kanalin e saj në YouTube të dielën tregojnë automjete ndërtimi që punojnë për zgjerimin e murit dhe ndërtimin e një ure.

Izraeli thotë se pengesa ka për qëllim parandalimin e sulmeve terroriste nga Gaza. Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman shkroi: “Ne po vazhdojmë punën intensive për të ndërtuar pengesa të tokës dhe detit rreth Gazës. Hamasi po humbet aftësinë për të sulmuar Izraelin çdo ditë. “