Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Tirana, notë proteste Beogradit

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Ndeshja e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë tashmë është shndërruar në një betejë diplomatike mes Beogradit dhe Tiranës zyrtare.

Vetëm 24 orë pas notës së protestës që Ministria e Jashtme e Serbisë i dorëzoi ambasadorit shqiptar në Beograd, pala shqiptare ka bërë të njëjtën gjë, duke thirrur sërish në një takim ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç, për t’i dorëzuar notën e protestës së qeverisë shqiptare lidhur me ngjarjet në Beograd.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme hedh poshtë me vendosmëri baltosjen politike të ndërmarrë nga udhëheqësit kryesorë të Serbisë kundër popullit dhe shtetit shqiptar.

“Deklaratat e zyrtarëve më të lartë serbë bien ndesh me etikën më bazike të marrëdhënieve diplomatike dhe reciprocitetin e mirësjelljes, vetëpërmbajtjes dhe respektit midis shteteve sovrane. Për më tepër, ato nuk dëshmojnë lartësinë e një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Ftojmë udhëheqësit e lartë të Serbisë të kthjellohen dhe të tregojnë maturi duke dënuar aktet antishqiptare që ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, si bllokimin në aeroportin e Beogradit të gazetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë që shoqëronin ekipin kombëtar, djegien e flamurit shqiptar në stadium, thirrjet për 40 minuta për vrasjen e shqiptarëve dhe dhunën patologjike të ushtruar mbi sportistët e kombëtares shqiptare”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Në fund homologëve serbë u kujtohet se, historia e vjetër dhe e re e Ballkanit nuk e njeh Shqipërinë si destabilizuese të rajonit dhe as si agresore kundër popujve liridashës, që kërkojnë pavarësi.

“Shqipëria nuk është përgjegjëse për faktin se e kaluara mund të rëndojë në ndërgjegjen dhe gjendjen emotive të zyrtarëve të lartë serbë”, mbyllet njoftimi i MPJ.