Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Tensionohet situata mes SHBA dhe Rusise , amerikanët: Ja ku do t’iu godasim !

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

avion-7
Tensioni mes SHBA-së dhe Rusisë është në qiell dhe asnjë nga palët nuk po bën asgjë për ta ulur.

Pas deklaratës së djeshme të gjeneralit Phillip Breedlove, është Pentagoni ai që ka reaguar duke shtuar presionin dhe kërcënimet.

“Rusia ka zgjedhur të jetë një kundërshtar i yni dhe përbën një kërcënim afatgjatë për SHBA-në. Duhet të rindërtojmë fuqinë tonë në Europë për t’u përballur me agresionin rus”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Deklarata vijon më tej me tone të ashpra.

“Paguajmë 20 vite zgjedhjesh të gabuara diplomatike. Epoka ku mendonim se Rusia mund të ishte një aleat i besueshëm toni ka mbaruar. Kjo nuk është ende një Luftë e Ftohtë, por duhet të jemi gati për t’iu përgjigjur në çdo rasto me forcë çdo lloj krize që mund të shpërthejë në Europë për shkak të Kremlinit”, deklaron Pentagoni.

Më tej Pentagoni tregon se ku do të godasë Rusinë në rast provokimi.

“Duhet të rivendosim inteligjencën tonë në Europë. Nëse do të nisë një luftë duhet të kalojmë shpejt në kundërsulm. Kaliningradi do të jetë pika e parë ku do të godasim. Ajo është enklava ruse mes Polonisë dhe Lituanisë që për ta është një fortesë, pikë strategjike. Me forcat aktuale nuk mund t’i godasim fuqishëm, ndaj duhet rritur niveli i forcave tona në Europë”, përfundon deklarata e Pentagonit, publikuar nga mediat amerikane.